Të fundit

IHMK-ja ka lëshuar një alarm për të gjithë Kosovën, ja çfarë moti na pret sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këa lëshuar një “alarm të portokallt” për të gjithë vendin, me situatën hidrometeorologjike që nuk do të jetë stabile.

Në një njoftim të publikuar të enjten, IHMK-ja tha se sot do të ketë shi të dendur brenda një një periudhe tri orëshe.

Po ashtu, Instituti tha se sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë reshje të shiut, të cilat mund të çojnë në bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave etj.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj).

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile, ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende vende me ingensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj.

ALARMI I PORTOKALLT

Efektet/ndikimi:

– Shi i dendur/rrëbeshe – të paktën 20 mm (l/m²) brenda një periudhe 3-orëshe
Ndikimi: Shkaktim i përmbytjeve, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik i mundshëm për rrëshqitje dheu dhe balte. Ndikim indirekt në sigurinë e njerëzve dhe kafshëve.

– Stuhi lokale me breshër

NDIKIMI: Rreziku i goditjes nga zbrazjet elektrike, rrezikimi i jetës së njerëzve dhe kafshëve, problemet e funksionimit të të gjitha pajisjeve elektrike, rreziku i ndezjes së zjarrit dhe përmbytjeve të shpejta, probleme të telekomunikacionit, dëmtime të mundshme në pronë dhe në bujqësi, veçanërisht në kombinim me erën e fortë. dhe reshje intensive.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci