Të fundit

Nga AAK në LDK, aderim jo i zakonshëm në Istog

Anëtari i Kuvendit në Komunën e Istogut nga radhët e AAK-së, Arianit Selmanaj ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një shkrimi në Facebook derisa theksoi se “pas një periudhe reflektimi, kam arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për mua dhe për bashkëqytetarët e Komunës se Istogut”.

“Unë, Arianit Selmanaj, Anëtar i Kuvendit në Komunën e Istogut, dëshiroj të njoftoj publikisht se kam vendosur t’i bashkangjitem Grupit të këshilltarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimit të angazhimit tim politik, kam arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për mua dhe për bashkëqytetarët e Komunës se Istogut.

Si një njeri i fjales dhe kontribues i rëndësishëm në komunitet me përvojë të gjerë në fushën e financave, besoj se ky ndryshim është në përputhje me interesat e komunitetit. Nën udhëheqjen e LDK-së, mund të jap angazhimin më të madh për të mirën e qytetarëve të Komunës sonë”.

Ai shpreh mirënjohjen për votuesit dhe bashkëpunëtorët gjatë kohës së qëndrimit të tij në AAK.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen dhe besimin që më është dhënë nga votuesit dhe bashkëpunëtorët gjatë kohës së qëndrimit tim në AAK. Një falenderim i veçant shkon për kryetarin e deges së LDK-së dhe kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Ferati, strukturave udhëheqëse të LDK-së, shoqërisë, miqve dhe familjes për përkrahjen dhe mbështetjen e dhënë. Une besoj fuqishëm se ky ndryshim është një hap i rëndësishëm drejt përparimit tonë të përbashkët ✌️🤝 drejt fitoreve në të ardhmen”.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci