Të fundit

‘Afera e avionit kroat’ tronditi Serbinë, erdhi dorëheqja e parë – flitet për një ‘inskenim’

Një nga arsyet e eliminimit të kombëtares serbe nga Kampionati Evropian, elita politike e fqinjit tonë e gjeti në faktin se ekipi i Dragan Stojkoviq – Piksit, shkoi në Gjermani me një aeroplan kroat, gjë që kinse “i solli fatkeqësi”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë i dëshpëruar kur ka ardhur në aeroport për të përshëndetur futbollistët drejt Euros dhe ka parë flamurin kroat në avion.

“Unë do të thosha se Vuçiq ishte jashtëzakonisht i dëshpëruar për shkak të kësaj. A është turp – është turp. Unë pres që të identifikohen përgjegjësit dhe të shohim pse ndodhi kjo. Ne kemi Air Serbinë tonë, të gjithë udhëtojmë gjithmonë me Air Serbia”, tha ajo.

Mediat në Kroaci shkruajnë se në të vërtetë, më 11 qershor, futbollistët serbë u ngritën nga aeroporti “Nikola Tesla” me një avion që është i regjistruar në Kroaci dhe në brendësi të tij e ka të vendosur një flamur kroat.

Federata e Futbollit të Serbisë më së shpeshti përdor fluturimet çarter të linjës ajrore Air Serbia, por duke qenë se shpeshherë nuk ka avionë në dispozicion, e ndonjëherë edhe çmimi është problem, këtë herë federata vendosi të zgjedhë ofertën më të favorshme financiarisht nga kompania gjermane Sundair.

Megjithatë, siç duket askush në federatën serbe nuk dinte ishte kompania simotër e Sundair është linja ajrore kroate Fly Air41 Airways.

Kur drejtuesit e FSS-së hynë në aeroplan, ata nuk vërejtën asgjë të pazakontë, duke pasur parasysh se tabelat brenda ishin në gjuhën gjermane, por askush nuk e vuri re se në trupin e avionit kishte një flamur kroat. Përveç Vuçiqit.

“Sekreti” për avionin kroat u mbajt i papublikuar deri në fiaskon e kombëtares serbe dhe eliminimin nga Eruro dhe brenda natës u bë kryefjala dhe një nga arsyet e debaklit.

Sipas elitës politike serbe, fajtori kryesor i gjithë “konfuzionit” ishte sekretari i përgjithshëm i Federatës Serbe (FSS), Jovan Shurbatoviq.

“Sinqerisht, nuk ishte aeroplan kroat. Ishte i kontraktuar nga një kompani gjermane. Menaxheri i ekipit tonë zakonisht angazhon një avion për nevojat e ekipit. Në një situatë kur avionët e Air Serbisë nuk janë në dispozicion për ne, zgjidhet avioni më i mirë i mundshëm, natyrisht nga pikëpamja financiare, më ekonomiki, kështu që në atë moment ishte angazhuar një kompani nga Gjermania. Ne po hipnim në aeroplan dhe ishte shkruar në gjermanisht, por kur hymë në aeroplan morëm vesh se ai ishte i regjistruar në Kroaci, se kishte një lloj shenje kroate”, tha Shurbatoviq për mediat serbe.

Ai u pyet gjithashtu nëse ishte në dijeni se ky akt ishte një “skandal kombëtar”. Ai ofroi edhe dorëheqjen nga pozita e tij, por ka shtoi se këtë vendim e ka marrë para fillimit të kampionatit.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci