Të fundit

Federata e Zvicrës dënohet nga UEFA për flamurin e UÇK-së

Nuk është vetëm në fushë që Zvicra ka bërë një kampionat evropian të mrekullueshëm deri më tani.

Edhe ajo që tifozët e kombëtares zvicerane kanë treguar në tri ndeshjet e para në grup ka qenë një kinema e vërtetë, shkruajnë sot mediat zvicerane.

Por vala e madhe e euforisë tani po sjell pasoja financiare për Federatën Zvicerane të Futbollit.

Një dënim i rëndë nga UEFA ka ardhur tashmë për federatën, raporton Blick.

Federata e Zvicrës duhet të paguajë gjithsej 91,000 franga gjobë për sjelljen e tifozëve të saj. Kryesisht bëhet fjalë për gotat e birrës që u hodhën në fushë nga sektori i tifozëve zviceranë në fushë.

27,000 franga gjobë, Federata e Zvicrës në Futboll duhet të paguajë për ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë. Kjo pjesë e gjobës përfshin gjuajtjen e topave të letrës, dy piro të ndezura dhe flamurin e UÇK-së të ekspozuar në sektorin e tifozëve zviceranë.

Për këtë flamur kanë raportuar mediat serbe, të cilat janë zemëruar nga simboli i UÇK-së.

Fillimisht gjobat ishin paraparë të jenë pak më të larta për federatën zvicerane. Megjithatë, SFV-ja ndërhyri në UEFA me arsyen se nuk kishte asnjë qëllim keqdashës nga sjellja e tifozëve. Këtij kundërshtimi, UEFA iu përgjigj me një ulje të lehtë të masës së gjobës.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci