Të fundit

Bllokohet hyrja në festivalin “Mirëdita, dobar dan!”, ka edhe një alarm për bombë

Rreth 50 aktivistë të ekstremit të djathtë në Serbi kanë bllokuar hyrjen në festivalin “Mirëdita, dobar dan!” që mbahet në sheshin Dorqol të Beogradit.

Rruga është bllokuar nga aktivistët protestues, raporton portali serb Danas.

“Para një orë e gjysmë rreth 150 huliganë janë mbledhur në sheshin Dorqol, ata janë anëtarë të organizatave të ndryshme ekstremiste dhe sipas disa njohurive tona tifozë të futbollit”, tha Sofija Todoroviq, një nga organizatorët e festivalit.

Ajo tha se huliganët kanë thënë se do të qëndrojnë aty për të penguar festivalin, ndërsa disa nga pjesëmarrësit e “Mirëdita, dobar dan!” nuk po mund të hyjnë në sheshin Dorqol, sepse nuk ka mjaftueshëm polici në terren rreth këtij lokacioni.

“Aktualisht jemi në kontakt me policinë, e cila ka absolutisht të gjitha informatat, të gjitha njoftimet për çdo lëvizje, në mënyrë që të garantojë sigurinë e të gjithëve”, sqaron ajo.

Todoroviq ka thënë se ka pasur edhe një alarm për bombë.

“Mirëdita, dobar dan” është një festival i përvitshëm i cili organizohet nga viti 2014.

Ky festival synon të bashkojë artin, kulturën, avokimin dhe debatin publik në një platformë të vetme, duke bërë bashkë artistë, aktivistë të të drejtave të njeriut e të paqes si dhe opinion-bërës nga Kosova dhe Serbia.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci