Të fundit

​Selmanaj: Pushteti po synon t’i kapë segmentet kryesore të shtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka akuzuar pushtetin se po synon të kapë tri segmente të rëndësishme të shtetit.

Deputeti opozitar tha se Projektligji për zyrtarët publikë, Projektligji për Këshillin Prokurorial dhe Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, cenojnë edhe rrugën euro-integruese të Kosovës.

Selmanaj paralajmëroi se në rast se miratohen nga mazhoranca, do t’i dërgojnë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Deputeti Selamnaj këto i tha në konferencën për medie të enjten.

“Ne sot kishim në agjendë trajtimin e tri projektligjeve shumë të rëndësishme që prekin sistemin prokurorial, komisionin e pavarur të mediave që rregullon sektorin e mediave dhe ligjin për zyrtarët publikë që ka rreth 80 mijë shërbyes civil në Kosovë. Kemi një përpjekje të qartë të kësaj mazhorance që të kapë këto tri segmente të rëndësishme të shtetit”, tha ai.

Sipas tij, qasja e pushtetit për LDK-në, është kundër proceseve integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe zotimeve kushtetuese të Kosovës.

“Sjellja sot e shumicës parlamentare duke votuar kundër rekomandimeve të Komisionit të Venecias, Zyrës së BE-së në Kosovë tregon se përpjekja për kapje është shprehurazi dhe qartazi”, shtoi Selmanaj.

Ai theksoi se tri projektligjet cenojnë rendë sistemin politik dhe shoqëror në Kosovë.

“Ne si LDK nuk do të lëmë institucion, mundësi kushtetuese pa shfrytëzuar se veprimet e tilla kundër kushtetuese t’i ndalojmë. Veprimi i radhës do të jetë që të drejtohemi përsëri në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi Selmanaj.

I pyetur për pjesëmarrjen e sotme të deputetëve të Listës Serbe në seancë vetëm sa për t’u nënshkruar, Selamanaj urori që thirrja e seancës pas tri jave atë edhe në sallë të improvizuar mos të jetë vetëm për t’i dhënë mundësi deputetëve të Listës Serbe të mos humbasin mandatet.

Krahas kësaj, Selmanaj tha se paraqitja e djeshme e kryeministrit, Albin Kurti në Bruksel në kuadër të dialogut ishte taktizim për konsum të brendshëm.

 

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci