Të fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon disa nene të Ligjit për KPMSHCK-në

Gjykata Kushtetuese i ka shpallur të pavlefshme disa nene të Ligjit të ndryshuar për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Në një aktgjykim të shpallur të enjten, Gjykata tha se disa nene të këtij Ligji shkelin Kushtetutën.

Në njoftimin e Gjykatës tha se tri nene, 2, 7 dhe 8 të Ligjit janë kundër-kushtetuese.

Shtatë gjyqtarë të Kushtetueses kanë votuar për ankesat e paraqitura nga deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike e Kosovës, ndërsa dy kanë votuar kundër.

“Gjykata, ka vendosur që (i) njëzëri, të deklarojë kërkesën e pranueshme; dhe të konstatojë (ii) njëzëri, që nenet 2, 7 dhe 8 të Ligjit të kontestuar, nuk janë në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] në ndërlidhje me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës dhe të shpallë të njëjtat të pavlefshme; (iii) me shtatë (7) vota për dhe dy (2) vota kundër, që neni 6 i Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 101 [Shërbimi Civil] të Kushtetutës dhe të shpallë të njëjtin të pavlefshëm”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese në vendim referon ligjin që të shpallet nga presidentja sipas modaliteteve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës dhe pa disa nene të Ligjit në fjalë.

Ankesë kundër këtij Ligji kishin parashtruar 20 deputetë, dhjetë të PDK-së dhe dhjetë të tjerë të LDK-së.

Ndryshimet ligjore në Ligjin për KPMShCK-në ishin miratuar në Kuvendin e Kosovës para nëntë muajsh. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci