Të fundit

Kajtazi për Dimal Bashën: Provoi të bëhej gazetar e më pas kuzhinier, por dështoi – u bë deputet

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka reaguar deputetit Dimal Basha pas fyerjeve të këtij të fundit ndaj mediave.

Kajtazi përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ia ka përmendur ish-profesionet në të cilat ka dështuar tashmë deputeti Basha.

Sipas Kajtazit, Dimal Basha fillimisht kishte tentuar të zhvillonte karrierë në gazetari, e më pas edhe në kuzhinë, por kishte dështuar në të dyjat.

Krejt në fund, Basha kishte fat dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne fillim provoi te behej gazetar – deshtoi; Pastaj provoi te behej kuzhinier – deshtoi; Ne fund u be deputet. Ky eshte miku im, Dimal Basha”, thuhet në postimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Deputeti i LVV-së Dimal Basha, sot nga foltorja e kuvendit ka fyer mediat, duke thënë se Qeveria Kurti ua ka ndalur ‘tagjinë’. Ai ka thënë se kritikat e mediave për Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave nuk janë të drejta.

Sipas tij, ato po bëhen për interesa të ngushta.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cen nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

Ai e ka kritikuar edhe juristen e njohur të mediave Flutura Kusati. Sipas tij, ajo në emër të lirisë së medias po i mbron Devollët.

“Ka rendësi edhe kanihere kush fol. Përshembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Lidhur me deklarimet e tij sot gjatë seancës së kuvendit ka reaguar edhe AGK-ja.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci