Të fundit

Bedri Hamza në ambasadën e ShBA-së: Të koordinohemi ngushtë në interes të vendit

Kryetari i Mitrovicës, tash edhe kandidat i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar më ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai tha se me Hovenier ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me Qeverinë e SHBA-së.

Hamza ka thënë se Kosova dhe SHBA duhet të vazhdojnë koordinimin e ngushtë “sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit.”

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci