Të fundit

​Mbrojtësi i Italisë zbulon një gjë “çuditëse” për Spallettin

Mbrojtësi i Italisë, Alessandro Buongiorno zbulon se Luciano Spalletti e ka befasuar sepse ai mund t’i bëjë lojtarët të “rriten” individualisht dhe kolektivisht.

Buongiorno mbajti një konferencë shtypi nga baza stërvitore e Italisë në Iserlohn të enjten, dhe atij iu bë një pyetje në lidhje me Spallettin dhe nëse trajneri e kishte befasuar atë deri më tani, raporton KosovaPress.

“Me siguri dëshira e tij për të na bërë të kuptojmë idetë e tij. Ai është shumë i përqendruar në çdo stërvitje dhe në çdo gjë që bëjmë”, u përgjigj mbrojtësi i Torinos.

“Ai është gjithashtu shumë i fokusuar në taktikat. Si të mposhtim presionin e kundërshtarëve dhe si duhet të presim. Ajo që thotë ai më ka lejuar të përmirësohem si lojtar. Kjo më befasoi sepse ai mund të na bëjë të rritemi individualisht dhe si ekip”, tha më tej Buongiorno.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci