Të fundit

Pilot-projekti i vendosjes së faturave në zarfe po has në vështirësi të ndryshme

KEDS/KESCO kanë filluar gjatë këtyre ditëve pilot-projektin e vendosjes në zarfe të faturave të energjisë elektrike.

Janë targetuar një grup konsumatorësh që të shikohet mundësia e implementimit dhe deri tash janë vënë re disa pengesa. Një nga pengesat kryesore deri më tash është mungesa e kutive postare te konsumatorët. Kjo e vështirëson shumë procesin e dorëzimit të faturave.

Pengesë tjetër e rëndësishme është vonesa që shkaktohet nga kjo në procesin e leximit të njehsorëve, që përkthehet në rritje të kostove.

Në këto rrethana, kompania është duke shikuar alternativën e dërgimit të faturave në mënyrë digjitale si një nga opsionet më efiçiente, por kjo mund të ndodhë kur të hyjë në fuqi ligji që e rregullon këtë çështje.

Leximi i faturave nga KEDS bëhet përmes pajisjes përkatëse të dorës, njëjtë siç është bërë deri më tash.  Bartja e zarfeve është po ashtu ngarkesë e madhe për punonjësit tanë, kur bëhet fjalë për leximin e një numri të madh të njehsorëve gjatë ditës.

KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara dhe gjithnjë kanë synim që të bëjnë shpenzime sa më të ulëta për konsumatorët e vet në mënyrë që ata të paguajnë sa më pak. Edhe rregullimi i dërgimit të faturave në bazë të kërkesave ligjore është çështje që kërkon partneritet të disa institucioneve që të gjendet zgjidhja më efiçiente dhe më e favorshme për të gjitha palët, sidomos për konsumatorin fundor.

Pengesat në terren determinojnë gjetjen e alternativave optimale, sidomos kur ato janë reale dhe nuk mundësojnë një sistem unik për tërë territorin e vendit.

KEDS/KESCO kanë mbi 700 mijë konsumatorë anekënd territorit të Kosovës, dhe organizimi i dërgesave postare dhe elementet e tjera që ndërlidhen, nuk janë unike për të gjithë dhe as krijojnë mundësi unike veprimi.

Sidoqoftë, KEDS/KESCO mbesin të përkushtuara që të ndërtojnë partneritet me konsumatorin, të ruajnë privatësinë në të gjitha format e komunikimit ndër personal dhe do të vazhdojnë të avancojnë të gjitha shërbimet ndaj tyre, siç kanë bërë gjatë gjithë 11 vjetëve të operimit në Kosovë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci