Të fundit

Deputetët kosovarë dhe ata shqiptarë do të matin forcën në futboll të dielën

Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se këtë të diele, deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë do të kenë një përballje në futboll.

Të dielën e këtij vikendi do të zhvillohet një ndeshje e futbollit mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe atyre të Kuvendit të Shqipërisë, raporton KosovaPress.

“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, shkruante në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës (RTK).

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci