Të fundit

Sami Lushtaku: Në zgjedhjet e fundit serbë e shqiptarë deshën të më likuidojnë, policia më ofroi mbrojtje

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe një prej figurave kryesore të PDK-së, Sami Lushaku ka zbuluar se në zgjedhjet e fundit nacionale i është ofruar përkrahje nga Policia e Kosovës për të mbrojtur meqë ka pasur informacione se është i rrezikuar.

Lushtaku ka thënë se ka pasur informacione se disa serbe me disa shqiptarë e kanë përcjellë dhe kanë pasur për qëllim likuidimin e tij.

Megjithatë kreu i Skenderajt ka thënë se s’ka pranuar mbrojtje meqë konsideron se është i aftë t’i dalë zot vetes dhe familjes së tij.

“Unë jam vazhdimisht pjesë e kërcënimeve. Më kujtohet në zgjedhjet nacionale, ka pasur tentativa, Policia e Kosovës ka ardhë dhe më ka ofru siguri, për herë të parë po e them. Por s’kam pranu se iu kam thënë se jam i zoti me i dalë zot vetit dhe familjes. Ka pas tentativa që disa serbë me disa shqiptarë më kanë përcjellë dhe ka pas informacione që dojnë me më likuidu”, ka thënë Lushtaku në T7.

“S’frikësohem, por ato janë në Kosovë dhe janë shumë aktive”, ka shtuar tutje.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci