Të fundit

​FSK përfundon ushtrimin fushor “Steel Wolf”

Regjimenti i Dytë (R2K) i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Steel Wolf” ku janë validuar dy kompani të regjimentit.

Validimi i kompanive synon të sigurojë që njësitë ushtarake janë të përgatitura të afta dhe të pajisura për të përmbushur detyrat e tyre operacionale.

Ky mision përfshin një seri veprimesh dhe procedurash që vlerësojnë dhe certifikojnë gatishmërinë dhe aftësinë e njësisë ushtarake për të kryer operacionet me mision të caktuar, në mënyrë që të jetë e përgatitur për fazat e ardhshme të trajnimit dhe validimit të regjimentit në tërësi, njofton FSK.

“Steel Wolf” kishte për objektivë ngritjen e kapaciteteve dhe performancës taktike dhe fizike në nivel të kompanive, testimin e kapaciteteve të kompanive dhe validimin e tyre për të përmbushur qëllimin përfundimtar validimin e regjimentit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e territorit.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci