Të fundit

Kurti gjen edhe një palë zgjedhje për t’u përzier, thërret francezët t’i votojnë të majtët

Partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë qëndrim që t’i mbështet subjektet e majta në Evropë nën emrin “Nouveau Front Populaire”.

Është vet lideri i VV-së, i cili me anë të një postimi në rrjetin social ‘X’, u ka bërë thirrje qytetarëve francezë që t’i votojnë të majtit, derisa tha se po ndjek me shqetësim zhvillimet atje.

“Si shumë politikanë në botë, po ndjek me shqetësim zhvillimet në Francë, sidomos popullaritetin e ideve dhe retorikës që thellojnë ndasitë midis popullsisë dhe Evropës në vend që t’i kapërcejnë ato.

Si liderët i partisë socialdemokrate, Lëvizjes Vetëvendosje, anëtare e PES, mbështes bashkimin e së majtës të mbledhur nën emrin Nouveau Front Populaire si ata që mbrojnë vlerat demokratike dhe drejtësinë sociale. I bëj thirrje të gjithëve të mbrojnë demokracinë duke ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në 30 qershor dhe 7 korrik.” – ka shkruar Kurti.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci