Të fundit

Në Gjenevë Behgjet Pacolli dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është dekoruar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar, nga Geneva School of Diplomacy and International Relations”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

“Sot, “Geneva School of Diplomacy and International Relations” më dekoroi me titullin “Doctor Honoris Causa” për meritat e jashtëzakonshme në krijimin e miqësive të Kosovës me shtetet e botës dhe kontributin humanitar ndërkombëtar.

Njëkohësisht, bashkëshortja ime,  Masha Pacolli, nga i njejti universitet  u dekorua me titullin “Master Honoris Causa” për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën humanitare, pikërisht per ndihmën grave viktima të dhunës së luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Pacolli.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci