Të fundit

Në Serbi bën jehonë deklarata e Vllasit për gabimin e Kurtit në dialog

Azem Vllasi, ish-funksionar i lartë në kohën e ish-Jugosllavisë socialiste, ditë më parë komentoi procesin e dialogut në Bruksel.

Më saktë, Vllasi foli rreth mungesës së një takimi në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë.

Vllasi tha se Kurti ka gabuar që nuk u takua me Vuçiqin.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke” – tha ditë më parë Vllasi në Tëvë 1.

Kjo deklaratë e tij ka bërë jehonë në mediet në Serbi. Madje, mediumi i njohur opozitar serb “Danas”, ka publikuar një shkrim të gjatë se pse Vllasi ka të drejtë në këtë deklaratë.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci