Të fundit

Makina përmbyset në rrugë – aksident në aksin Pogradec-Korçë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.

Sipas informacioneve të para nga vendngjarja mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përmbysur në rrugë.

Në makinë udhëtonin burrë e grua që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, por paraprakisht sipas Policisë, aksidentin mund ta ketë shkaktuar përgjumja e drejtuesit të mjetit.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci