Të fundit

Krasniqi: Kosova, njëra ndër vendet që mund t’i dali ballë inovacionit digjital

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka marrë pjesë në hapjen e Konferencës “BlockTalk Prishtina”, ku edhe ka folur për teknologjitë e reja, inovacionin digjital dhe rolin e blockchain dhe kriptovalutave në të ardhmen.

Sipas Krasniqit, konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi.

“Konferenca si kjo, janë platforma të shkëlqyera diskutimi dhe vetëdijesimi, pasi që potenciali i teknologjive të reja digjitale e financiare për të ndryshuar paradigmat ekzistuese dhe për të transformuar të ardhmen tonë është jashtëzakonisht i madh”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Gjithmonë kam besuar dhe besoj fort se Kosova mundet dhe duhet të jetë ndër vendet që dalin në ballë të inovacionit digjital në rajonin tonë, duke utilizuar potencialin e madh të rinisë sonë dhe përvojën tashmë ekzistuese në këto fusha”, përfundoi I pari I PDK-së.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci