Të fundit

​Kosova me shkallë të lartë të varfërisë, Sadiku: Rritja ekonomike e pamjaftueshme

Varfëria, mungesa e fuqizimit të sektorit prodhues, mospërkrahja e bizneseve, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vend, janë disa nga problemet që po ballafaqohet Kosova 25 vjet pas çlirimit. Profesori universitar, Muhamet Sadiku derisa kërkon nga qeveria më shumë reforma në çështjet që ndikojnë në ekonominë, thotë se Kosova vazhdon për vite të tëra të përballet me probleme të njëjta.

Në një intervistë për KosovaPress, profesori Sadiku thotë se derisa të gjitha vendet kanë bërë indeksimin e shpenzimeve sociale, e të pensioneve, Qeveria e Kosovës nuk ka lëvizur në këtë aspekt, për çfarë thotë se kjo ka ndikuar që të mos zhvillohet ekonomia e vendit.

Sipas Sadikut, në vend mungon ndjesia për zhvillim social, i cili thotë, se Kosova vazhdon të ketë problemet e njëjta edhe në shëndetësi, arsim dhe në sektorë të tjerë.

“Kosova gjithnjë përballet me probleme të reja, të cilat i sjell zhvillimi, sidomos kjo ka ardhur në shprehje gjatë paraqitjes së krizës së madhe para tri viteve kur Kosova edhe pse është në Eurozonë është ballafaquar me inflacion të lartë dhe ky inflacion ka paraqit goditje të madhe për popullatën, sidomos për atë të varfër, popullatën që jetojnë në asistencë teknike dhe për pensionistët”, thekson Sadiku.

Derisa flet për ngecjet ekonomike, Sadiku rendit problemet që po ballafaqohet vendi në aspektin ekonomik, dhe shton se sfidë mbetet edhe bilanci tregtar negativ. Në këtë drejtim vlerëson se Kosova duhet të fuqizojë sektorin eksportues.

“Ndër problemet e mëdha është bilanci tregtar negativ. Vazhdimisht në këto 20 vjet e kemi rritjen e importit disa herë më të madhe se eksporti. Niveli i mbulimit të importit me eksport është rreth 12 për qind, që tregon se Kosova mesatarisht bilancin tregtar e ka 2 miliard e gjysmë në vit, dhe për 10 vjet kjo tregon se Kosova ka lejuar t’i dalin nga ekonomia, qarkullimi rreth 25 miliardë euro”, thotë Sadiku.

Ai mes tjerash, nënvizon se Kosova vazhdon të përballet me problemn e varferisë, për cfarë thotë se shteti duhet të përmirësojë qeverisjen me rritje ekonomike.

“Kosova vazhdon të përballet me problemin e varfërisë. Të gjitha analizat tregojnë se në terma absolute numri i madh i njerëzve jetojnë në varfëri, dhe kjo tregon se një pjesë e popullatës në vend përballet me mbrojtje shëndetësore, një pjesë e tyre nuk kanë para që të sigurojnë barnat e tyre bazike, disa nuk kanë mjete për t’i shkolluar fëmijët e tyre” ,nënvizon Sadiku.

Në anën tjetër, ai thotë se shqetësuese mbetet edhe rënia e investimeve të huaja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon rritje ekonomike për Kosovën në 3.8 për qind në vitin 2024. Sipas FMN-së, kjo normë e rritjes në vitin 2023 ishte 3.3 për qind.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci