Të fundit

Për shkak të këtij pozicioni jashtë loje, Danimarkës iu anulua goli për epërsi ndaj Gjermanisë

Mbrëmë, Gjermania kaloi në çerekfinale të Euro 2024 pasi që mundi Danimarkën me rezultat 2:0.

Por ndeshja mund të shkonte ndryshe nëse Thomas Delaney do të kishte veshur këpucët me numër më të vogël.

Në minutën e 49-të, danezët shënuan golin e parë në ndeshje kur mbrojtësi Joachim Andersen në stilin e një sulmuesi të vërtetë shënoi ndaj Manuel Neuer-it pas një rrëmuje në zonën e rreptësisë.

Danezët festuan golin e epërsisë në ndeshje, por gjyqtari Michael Oliver, pas konsultimeve me gjyqtarin VAR Stuart Atwell, anuloi golin.

Para se topi të arrinte te Andersen, Thomas Delaney gjuajti, dhe pasi Kai Havertz bllokoi goditjen e tij, topi arriti te Andersen që shënoi. Megjithatë, goli u anulua sepse maja e këpucës së Delaney ishte në pozicion jashtë loje kur topi u dërgua drejt tij.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për danezët, vetëm dy minuta më vonë, topi goditi Andersenin në dorë në zonën e tij të rreptësisë dhe u dha penallti që Havertz e ktheu në gol.

Rezultatin përfundimtar 2:0 e vendosi Jamal Musiala në minutën e 69-të të ndeshjes.

Video nga Paradoks

Projekt super i veçantë: Prezantohet Marigona Sun, lagjja më luksoze në Kosovë…

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci