Të fundit

Spanja e eliminon Gjeorgjinë, në çerekfinale e pret Gjermania

Spanja është çerekfinalistja tjetër në Euro 2024.

“Stuhia e Kuqe” triumfoi bindshëm 4:1 ndaj Gjeorgjisë në 1/8 e finales në Kampionatin Europian.

Megjithatë, fillimi nuk ishte i lehtë për ekipin e Luis de la Fuentes, shkruan Gazeta Express.

Le Normand shënoi autogol, duke e kaluar Gjeorgjinë në epërsi në minutën e 18-të të ndeshjes.

Rodri me një goditje të saktë nga distanca barazoi shifrat në minutën e 39-të të ndeshjes.

E pjesa e dytë ishte e gjitha për spanjollët.

Fabian Ruiz përmbysi gjithçka dhe kaloi Spanjën në epërsi në minutën e 51-të.

Nico Williams me një super depërtim shënoi për 3:1 në minutën e 75-të të ndeshjes.

E Dani Olmo realizoi në të 83-tën për 4:1 dhe epilogun e këtij takimi.

Në çerekfinale, Spanja do të përballet me Gjermaninë, e cila e eliminoi Danimarkën.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci