Të fundit

​UP-ja merr vendim për të mbështetur financiarisht studentët me nevoja të veçanta

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është ndër universitetet e para në Ballkan që në kampusin e saj ka inauguruar Qendrën për Studentët me Nevoja të Veçanta.

E për këta studentë të cilët i përkasin kategorisë së personave me aftësi të kufizuara UP-ja ka bërë thirrje për mbështetje financiare deri në 450 euro.

Prorektorja për Akreditim, Cilësi të Mësimit dhe Çështje të Studentëve, Njomza Llullaku ka thënë se krejt çka nevojitet për përfituesit e bursës është dëshmia se janë student të UP-së dhe se kanë nevoja të veçanta. Ndërsa, nota mesatare sipas saj nuk do të shikohet fare.

Llullaku, tregon edhe pajisjet që janë vendosur në këtë qendër. Derisa fton të gjitha universitetet publike e private që të hapin qendër për studentët me aftësi të kufizuara.

“Jemi të parët në Ballkan që kemi hapur qendrën për studentët me nevoja të veçanta në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Ne e kemi hapë thirrjen, për bursa për studentë me nevoja të veçanta. Ky është një veprim afirmativ i UP-së, është special për një grup të studentëve, çka nevojitët është të dëshmohet se janë student të UP-së dhe që e kanë një nevojë të veçantë, nuk shikohet nota mesatare.

Studentët e këtij universiteti të cilët jetojnë në qytete të ndryshme, kanë kërkuar nga universiteti që të realizohet edhe transporti.

Llullaku, është shprehur se do të mundohen ta realizojnë edhe këtë kërkesë.

“Kemi informata të studentëve që thonë shumë kisha pas qejf që të ketë një autobus prej stacionit të autobusëve me ardhë në ligjëratë. Edhe kjo nuk është ndonjë vështirësi shumë e madhe për cilindo universitet edhe këtë do të mundohemi ta realizojmë”, ka shtuar ajo.

 

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci