Të fundit

Mbappe i shqetësoi francezët para përballjes me Belgjikën: “Ky është një tmerr absolut, por nuk kam zgjidhje”

Një ditë para ndeshjes me Belgjikën në fazën e 16-të të Euro-s, kapiteni francez Kylian Mbappe ka treguar se sa shumë “dhimbje koke” i shkakton maska.

“Nuk e mendoja se do të ishte kështu, por të luash me maskë është absolutisht e tmerrshme, tmerr”, tha Mbappe për mediat.

Kujtojmë, ylli më i madh i tre-kolorëve theu hundën në paraqitjen e tij të parë në Euro në fitoren 1:0 ndaj Austrisë, më pas humbi barazimin pa gola me Holandën, për t’u rikthyer në provën e fundit të fazës së grupeve, në të cilën francezët barazuan me polakët 1:1.

Mbappe do të duhet të mbajë maskë mbrojtëse në duelin me belgët, por edhe në të gjitha ndeshjet e mbetura të Francës në Gjermani.

Siç thotë ai, ka provuar shumë prej maskave, por…

“Nuk më pëlqeu diçka në secilën prej tyre, prandaj ndryshova kaq shumë prej tyre. Është vërtet e vështirë. Kufizon shikimin dhe djersa nuk ka ku të shkojë, ndaj duhet ta heqësh vazhdimisht”, thotë Mbappe dhe shton:

“Kur të mund ta heqë, do ta heqë, por nuk kam zgjidhje tjetër. Ky do të jetë turneu im. Vetëm kështu mund të luaj. Është vërtet e bezdisshme, por duhet të falënderoj maskën”.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci