Të fundit

ASK formon një komision që do merret me ankesat e regjistruesve rreth pagesës gjatë punës në terren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) përmes një njoftimi publik njofton të gjithë regjistruesit e angazhuar gjatë Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024) se ka formuar një Komision që do të merret me shqyrtimin e të gjitha ankesave rreth pagesave për periudhën e angazhimit për punën në terren.

Meqenëse ASK-ja ka pranuar disa ankesa rreth mënyrës së pagesave, Komisioni do të merret me verifikimin në sistem të secilit regjistrues dhe pyetësorëve të aprovuar nga sistemi, në mënyrë që të vërtetohet ndonjë lëshim teknik që ka mund të ndodhë.

“Në bazë të ankesave të pranuara deri më tani, shihet se ka një keqkuptim nga regjistruesit rreth mënyrës së kompensimit ndërmjet pagës bruto dhe neto, mënyrës së përllogaritjes së pyetësorëve të plotësuar, si dhe në disa raste për ato intervista që sistemi i ka klasifikuar si intervista jo të rregullta. Sidoqoftë, ASK-ja do të veprojë sipas të gjitha procedurave dhe në bazë kontratës. Nëse verifikohet ndonjë lëshim teknik eventual, kompensimi i mjeteve do të kryhet menjëherë”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Të gjitha ankesat mund të parashtrohen te Departamenti i Administratës së ASK-së në email: [email protected]

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci