Të fundit

Haxhiu me kërkesë zyrtare për homologen e saj serbe: Të transferohen këta katër të burgosur

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç.

me anë të së cilës ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë,

Haxhiu në platformën “X”, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë, nga ka kërkuar të kthehen dhe të gjykohen  në Kosovë.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, ka pohuar ministrja Haxhiu.

Në letrën drejtuar ministres serbe, Haxhiu ka përmendur edhe marrëveshjen bazike për normalizimin e marrëdhënieve mes ty shteteve.

Ndryshe, disa prej kosovarëve të arrestuar po qëndrojnë tash e disa vite në burgjet e Serbisë.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci