Të fundit

Nis aksioni: BIK-u dëbon me polici nga shtëpitë disa familje në Prishtinë, kishin jetuar aty për dhjetëra vite

Për aq vite sa jetuan ne këto shtëpi, banorët e rrugës Ismail Dumoshi në Prishtinë nuk po gjejnë qetësi këtë të hëne.

Shtatë familje të vjetra të Prishtinës, të cilët kanë jetuar në këto prona për dhjetëra vite, kanë nisur të dëbohen sot me urdhër të Gjykatës dhe me asistencën e Policisë së Kosovës.

Padinë e ka bërë Bashkësia Islame e Kosovës, e cila e ka dëshmuar pronësinë mbi këto shtëpi në afërsi të selisë së saj dhe e ka fituar rastin në Gjykatë.

Një nga shtatë familjet është dëbuar sot nga shtëpia.

Sipas avokatit te BIK-ut, aksioni i sotëm është ndërmarrë me vendim Gjykatës dhe se banoret janë paralajmëruar paraprakisht per një veprim te tillë.

Aksioni i BIK-ut do të vazhdojë edhe në gjashtë shtëpi te tjera te cilat janë pronë e BIK-ut.

Ndërsa, avokati Hamdi Jashari, i cili përfaqëson njërën nga familjet thotë se vendimi i përmbaruesit ka qenë i ngutshëm.

Ata që me së shumti e pësuan normalisht se janë vet banorët.

Banorët thanë se nëse largohen nga këtu nuk kanë strehim tjetër.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci