Të fundit

Ndihmoi vajzën e saj të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku dyshohet se një grua ka ndihmuar vajzën e saj të kryente abort të kundërligjshëm, në muajin e shtatë.

Nënë e vajzë tashmë janë arrestuar nga policia, ndërsa Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, tha ajo.

Ulaj tha se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe të fazës hetimore në të cilën gjendet kjo çështje, nuk mund të japin informata tjera.

Ndryshe, në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare, dhe nëna e saj rreth 40 vjeç.

Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar tretman mjekësor në QKUK, dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci