Të fundit

KRM “Uniteti” e dërgon te përmbaruesi komunën e Vushtrrisë pas një borxhi 107 mijë euro

Kompania regjionale KRM “Uniteti”, e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ka marrë masa ligjore ndaj komunës së Vushtrrisë, pasi që nuk ua kanë paguar borxhin prej 107 mijë euro.

Këtë e bënë të ditur vetë kompania ku treguan edhe arsyen që i qoi  deri në këtë vendim.
“Duke e pasur parasysh se borgji prej 107 mijë është i vitit 2023 dhe KRM “Uniteti” ka pritur mbi 6 muaj, sot kemi vendosur që ta dërgojmë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë.
Duke qenë njëra prej aksionarëve/pronarëve të kompanisë, Komuna e Vushtrrisë përveç që shërbimin e menaxhimin të mbeturinave nga 1 janar 2024 ia ka dhënë një kompanie tjetër pa asnjë paralajmërim zyrtar, veprimet e dëmshme ndaj KRM “Unitetit” i ka vazhduar edhe në muajt vijues duke mos e paguar borxhin, ndërsa në anën tjetër i ka dhënë qindra-mijëra subvencione kompanisë “Përparimi””, thuhet në njoftim.

Kompania tanimë ka vendosur që ta dërgojë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë për këtë borxh.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci