Të fundit

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër nëntë të pandehurve në lidhje me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 31 gusht 2023, në fshatin Balincë, Komuna Malishevë.

Siç njofton Prokuroria “ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim: Për të pandehurin Xh.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurit Xh.G., F.G., K.G., A.G., dhe N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penaleVrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së. Për të pandehurin K.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së. Për të pandehurin A.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”.

Ndërsa për të pandehurin N.G., ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” nga neni 187 par.1 të KPRK-së.

Kurse për të pandehurit L.K., D.K., Q.K., dhe A.M., ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 par.1 nën par. 1.4 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, njofton tutje Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci