Të fundit

Suharekë: Këta janë babë e bir që u rrahën mes vete – njëri e mori edhe sopatën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të dielën në fshatin Peqan të Komunës së Suharekës.

Burime të Paparacit bëjnë të ditur se të përfshirë në rast janë babë e bir, ku dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarëve njëri nga ta kishte tentuar ta marrë një sopatë dhe ta sulmojë tjetrin.

Të arrestuarit janë A.Gashi (viti i lindjes 1956) dhe B.Gashi (viti i lindjes 1990), të cilët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate publike.

“Me 30.06.2024 Stacioni Policor Suharekë, ka pranuar informacion se në fshatin Peqan të Suharekës është një rast i dhunës në familje. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit A..G (viti i lindjes 1956) dhe B..G (viti i lindjes 1990), të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje familjare, mes të dyshuarave njeri nga ta kishte tentuar ta marr një sopat dhe ta sulmoj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor ne Suharekë, gjatë hetimit të rastit ka gjetur prova se i dyshuari posedon  A G, edhe armë pa leje dhe gjatë kontrollit ne shtëpinë e tije  është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale këto armë: Një pistoletë kalibër 7.62 mm, një fishek te kalibrit 7.62 dhe një karikator.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarve  ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Dhunë Familjare “ ,‘Kanosje ’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’”./Paparaci

 

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci