Të fundit

18 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë qershorit në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor janë raportuar 18 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 13 janë raportuar në Ferizaj, 3 në Kaçanik, 1 në Shtime dhe 1 në Han të Elezit.

Rastet e dhunës në familje gjatë muajit qershor- 2024

“Ndërsa në muajin qershor të vitit 2023 ishin të raportuara 16 raste të dhunës në familje.”

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve. Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci