Të fundit

Sinjalizuesit po vazhdojnë të luftojnë korrupsionin, pa përkrahje

Organizata jo qeveritare Sinjalizuesi me projektin saj për  ofrimin e hapësirës së sigurt të sinjalizimit për individë të parregullsive, shkeljeve e keqpërdorimeve të ndryshme po vazhdon veprimtarinë përkundër mungesës së mbështetjes së duhur të institucionale, transmeton Gazeta Metro.

Ky projekt njofton se vetëm në muajin e fundit kanë shënuar rritje të raportimeve nga sinjalizues që i numërojnë me dhjetëra, por theksojnë se shpërfillja e me raste edhe ndëshkimit nuk i kanë dekurajuar që të vazhdojnë të kontribuojnë.

Sinjalizuesit po vazhdojnë të luftojnë korrupsionin, pa përkrahje! Ekipi i projektit Sinjalizuesi është duke i ndihmuar sinjalizuesit në mënyrë që sinjalizimet e tyre të trajthen si duhet nga institucionet. Vetëm për një muaj, jemi kontaktuar nga më shumë se dhjetëra sinjalizues.”

Në njoftimin e tyre më të fundit kanë shënuar hollësi e detaje për sinjalizimet rreth veprimtarisë së dyshuar për shkelje e keqpërdorime në nivele të ndryshme institucionale, kompanive private dhe atyre publike.

Në rastet e renditura nga Sinjalizuesi shpalosen mes tjerash edhe keqpërdorime të fondeve të subvencioneve, buxheteve, shkeljeve ligjore e rregulloreve në ekzekutiv dhe agjenci publike, diskriminim e edhe përndjekje potenciale të vet sinjalizuesve madje.

Kosova në raportet e fundit ndërkombëtare ka pësuar rënie në vlerësimet e demokratizimit të vendit. Shqetësuese janë parë dhe vlerësuar si nga përfaqësuesit e misionit të BE’së për drejtësi në Kosovë, EULEX, ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci