Të fundit

BE: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi është larg

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të shkojnë nesër në Bruksel për një takim në të cilin, siç tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, do të jetë “nisja urgjente e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve“ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët për njohjen e ndërsjellë, Stano tha se qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është “normalizimi i raporteve”.

“Kjo detyrë është dhënë nga BE-ja si mandat për lehtësuesit e dialogut. Pra, mandati është t’u ndihmohet dy palëve që t’i normalizojnë raportet. Pra, nuk ka asnjë njohje aty. Sigurisht, konsekuencë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por, kjo është diçka shumë larg në rrugën e procesit”, tha Stano.

Ai konfirmoi se nesër do të ketë një takim ndërmjet kryenegociatorëve, ashtu siç paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell të mërkurën e kaluar pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq. Mungoi një takim trepalësh.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci