Të fundit

Dita Kombëtare e Sllovenisë, Haradinaj: Mirënjohës për mbështetjen e vendit mik në të gjitha proceset

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë, u shpreh se ka festuar bashkë me kryeparlamentaren sllovene, Urshka Klakoçar Zupançiq dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, Benedejçiq

Me këtë rast, ai përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset.

“Sllovenia, një partnere e rëndësishme e Kosovës, sot shënoi Ditën Kombëtare. Këtë ditë të veçantë, kisha kënaqësi ta kremtoja bashkë me kryeparlamentaren sllovene znj. Urshka Klakoçar Zupançiq, e cila po qëndron për vizitë në vendin tonë, si dhe ambasadoren sllovene në Kosovë, znj. Benedejçiq”.

“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhënë Kosovës në të gjitha proceset e deritashme dhe për përkushtimin e tyre në forcimin e lidhjeve të ngushta bilaterale mes vendeve tona”, ka thënë Haradinaj.

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci