Të fundit

Ekskluzive: Arrestohet Korab Gashi – i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

Korab Gashi ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, si i dyshuar për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekës, rast ky që ka ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

Kështu mëson Paparaci përmes burimeve të veta. Të njejtat burime pohojnë se Korab Gashi është kapur pasditen e së hënës në Prishtinë.

Ai ka qenë në arrati që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur edhe ndodhi rasti.

Si ndodhi rasti?

Më 22 nëntor të vitit të kaluar, në pikë të ditës, argjendaria “Diakos” në Suharekë u bë cak i një grabitje të armatosur.

Grupi prej katër personave ishin të maskuar dhe të armatosur, dhe porsa patrulla policore kishte arritur në vendin e ngjarjes, ata kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë.

Si pasojë e të shtënave, një zyrtar policor ishte plagosur lehtë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër zyrtar policor ishte lënduar gjatë aksionit.

Hajnat e kishin lidhur me rrip punëtorin e argjendarisë dhe nisën t’i zbrazin raftet e mbushura me stoli të arit ashtu siç e kishin planifikuar, teksa njëri prej tyre po bënte roje jashtë lokalit me kallashnikov, duke i tmerruar qytetarët në pikë të ditës.

Dëmi është thënë se kap shifrën e 250 mijë eurove.

Ekipe të ndryshme të Policisë së Kosovës u panë po atë natë për orë të tëra në argjendarinë “Diakos” e që për qëllim të këqyrjes së vendit të ngjarjes u rrethua edhe perimetri i sigurisë.

Për shkak të sulmit ndaj policisë, ekipet e njësisë së qenve K9 por edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese u panë në vendin e ngjarjes.

Madje në po të njëjtën natë u aktivizua edhe “unaza e çeliktë” e cila kishte për qëllim vendosjen e njësive policore në pika të ndryshme për të kontrolluar për veturën dhe të dyshuarit.

Prokuroria në natën kritike kishte konfirmuar se targat e veturës ishin të vjedhura. Ndërsa më 24 nëntor, Prokuroria Themelore në Prizren kishte konfirmuar se kishin gjetur veturën e cila dyshohej se ishte përdorur në rast. Vetura e gjetur ishte e dëmtuar për shkak se ishte hedhur në një humnerë.

Dy persona ishin arrestuar më 25 nëntor, të dyshuarit Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, ishin dërguar në paraburgim për këtë ngjarje më 26 nëntor.

Vetëm katër ditë më pas ngjarje të reja u shënuan për këtë rast. Sërish pati të shtëna armësh. Një nga personat e dyshuar për këtë grabitje, Dukagjin Gashi ishte vrarë ndërsa një polic ishte plagosur e dy të tjerë ishin lënduar.

Operacioni për kapjen e grabitësve të Suharekës: Ky është i vrari në Prishtinë

Njoftimi zyrtar i Policisë së Kosovës më 30 nëntor 2023 konfirmoi se si rezultat i hetimeve kishin arritur që të identifikonin persona të tjerë të përfshirë në rast dhe kishin ndërmarrë disa aksione në po të njëjtën ditë në lokacione të ndryshme, Prishtinë, Fushë Kosovë dhe fshatin Carralevë të Shtimes.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor”, njoftoi Policia e Kosovës më 30 nëntor 2023.

Sipas tyre, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar.

“Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, kishte njoftuar policia tutje ndërsa i kërkuari ishte Korab Gashi (tashmë i arrestuar).

Policia në njoftimin e 30 nëntorit kishte thënë se personat e dyshuar për rastin e grabitjes në Suharekë që ishin identifikuar nga policia kishin edhe të kaluar kriminale për vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Për arrestimin e Korab Gashit, Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë publike.

“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024  gjatë një opeaconi të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i perfshirë në rastin e Grabitjes së argjentarisë në Suharekë.

I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”, thuhet në njoftimin policor.

Korab Gashi është vëllai i Dukagjin Gashit, i cili u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë e Kosovës në Prishtinë, në aksionin për kapjen e të dyshuarve.

 

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci