Të fundit

E kaluara kriminale e Korab Gashit që sot u arrestua për grabitjen në Suharekë

Korab Gashi është arrestuar sot nga Policia e Kosovës për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, më 22 nëntor.

Gashi është i njohur për vepra të tilla edhe në të kaluarën. Kjo pasi që i njëjti në vitin 2003 ka qenë në paraburgim për vjedhje të rëndë ndërsa katër vite më pas ishte dënuar për të njëjtën vepër penale.

Ekskluzive: Arrestohet Korab Gashi – i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

Siç ka raportuar Kallxo, Korab Gashi ishte në paraburgim nga data 15 gusht i vitit 2003 dhe kishte qëndruar në këtë masë deri më 31 dhjetor 2003, përcjell Paparaci.

Masën e paraburgimit ai e kishte mbajtur në burgun e Prishtinës.

Vetëm katër vite më pas, për të njëjtin rast, Gashi ishte dërguar në vuajtje të dënimit. Në bazë të të dhënave, dënimin e kishte vuajtur nga 20 gushti i vitit 2007 deri më 27 tetor 2007.

Dënimin ai e kishte vuajtur vetëm dy muaj e më pas ishte liruar. Kjo pasi që kështu kishte vendosur Gjykata Komunale në Prishtinë në atë kohë.

Aktakuza e ngritur në tetor të vitit 2003 mori epilog dënues më 1 shkurt 2007. Trupi gjykues që kishte vendosur rreth fajësisë së Korab Gashit në atë kohë ishin Hamdi Ibrahimi, kryetar i trupit gjykues dhe gjyqtarët Hamza Shala dhe Ymer Neziri, anëtarë.

Çka thotë aktakuza e vjedhjes së rëndë e vitit 2003?

Fillimisht në këtë rast ishin të përfshirë Korab Gashi e Artan Mjeku. Të njëjtit sipas dosjes penale, më 19 mars të vitit 2003, pas një marrëveshje paraprake dy të dënuarit kishin hyrë brenda një lokali që shfrytëzohej si internet kafe dhe nga aty kishin marrë 15 shtëpiza, 15 tastatura të kompjuterëve vlera e të cilave ishte 9 mijë e 480 euro.

Dosja përshkruan se lokali ku u krye vepra penale ishte në pronësi të Korab Gashit dhe tre personave të tjerë mes tyre ishte edhe babai i tij.

Vepra ishte kryer në orët e hershme të 19 marsit 2003. Gjësendet dhe pajisjet e vjedhura nga lokali sipas dosjes së prokurorisë dhe gjykatës, ishin bartur nga Artan Mjeku me një kombi e më pas ishin dërguar në shtëpinë e vëllait të këtij të fundit për t’i fshehur.

Qëllimi i kësaj vjedhjeje sipas vendimit të gjykatës ishte që Korab Gashi t’ia kthente një borxh Artan Mjekut në vlerë të 1 mijë e 800 eurove.

Ndarja e pajisjeve të vjedhura ishte, 10 shtëpiza dhe 10 tastatura i takonin Artan Mjekut e Korab Gashit pjesa tjetër.

Me veprimet që ishin kryer në orët e hershme të mëngjesit të 19 marsit të vitit 2003, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kishte konstatuar se ishin bërë në bashkëveprim dhe kishin kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë, përcjell Paparaci.

Për këtë vjedhje, Korab Gashi ishte dënuar me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajve ndërsa Artan Mjeku ishte dënuar me 8 muaj burgim.

Për të dy, gjykata kishte thënë se në dënim do t`u llogaritej edhe koha e paraburgimit që kishin mbajtur nga 15 gushti 2003 deri më 22 tetor 2003.

Në deklaratën para gjykatësit, Korab Gashi kishte thënë se me qenë se ishte pronar në internet kafenë ku kishte kryer vjedhjen kishte investuar 1 mijë e 800 euro të cilat ia kishte marrë borxh Artan Mjekut.

Me qenë se i njëjti nuk kishte mundësi t’ia kthente borxhin Mjekut kishin shkuar në lokal në orën 3 të natës kishin hapur derën dhe kishin marrë pajisjet teknologjike për t’ia larë borxhin shokut të tij me të cilin ishte i bashkakuzuar për këtë ngjarje.

 

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci