Të fundit

“Është e papranueshme” – studentët kundër kandidimit të profesorit Berisha për rektor të UP-së: Është paralajmërimi i fundit

Procesi i zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës edhe njëherë tjetër po përcjellët me parregullsi qysh në fazat fillestare. Nga pesë kandidatët që kanë dorëzuar aplikimet e tyre, pushteti tashmë vetëm se ka zgjedhur të preferuarin e tyre. Të paktën kështu thuhet në reagimin e Parlamentit Studentor të UP-së.

Sefer Avdija, Isak Shabani, Gjyljeta Mushkolaj, But Dedaj dhe Faton Berisha kanë dorëzuar aplikimet e tyre për pozitën e rektorit të UP-së, por me kandidimin e Berishës nuk po pajtohet Parlamenti Studentor.

Njëherë-përnjëherë Berisha thuhet se është i preferuari i pushtetit dhe se pozita e rektorit të UP-së vetëm se i është “rezervuar”.

Por, pa dashur ti dëgjojnë këto pretendime, Parlamenti Studentor i UP-së ka reaguar për kandidimin e Berishës. Sipas tyre atij nuk duhet t’i lejohet kandidimi e le më të zgjidhet si rektor.

Blerta Zeqiraj, kryetare e Parlamentit Studentor “ka kërcënuar” me protesta, bojkotim e bllokim të proceseve mësimore në UP në rast se profesori Berisha zgjidhet të drejtojë Universitetin e Prshtinës.

Për Zeqirajn e studentët e tjerë, Berisha ka punuar me regjimin e Serbisë në kohën më të errët të Universitetit të Prishtinës. Përpos kësaj, sipas tyre profesori Berisha nuk ka asnjë citim në Scoous, por ai pasqyrohet vetëm si bashkautor në 4 citime, së bashku me një profesor rus.

“Për ne si udhëheqës të rinj të Parlamentit Studentor, është e papranueshme kandidatura e lëre më në rast se zgjidhet si rektor Faton Berisha, i cili në kohën më të errët të Universitetit ka botime dhe gjëra të ngjashme në shtetin armik të përbetuar. Autor kryesor në vetëm 4 citime që i ka ne Scopus është rus, kurse Faton Berisha është vetëm bashkautor! Pra ky ka 0 citime në Scopus si autor i parë!”, thuhet në reagimin e Zeqirajt.

Studentët po ashtu kanë paraqitur edhe përvojat e profesorit Berisha, duke i vënë theks të veçantë përvojës së tij në Universitetin e Rusisë në Moskë.

Procesi për aplikimin për rektor të Universitetit të Prishtinës është mbyllur më 21 maj të këtij viti.

Sipas raportimeve, për pozitën e rektorit të UP-së kanë aplikuar profesorët: Sefer Avdija, Isak Shabani, Gjyljeta Mushkolaj, But Dedaj dhe Faton Berisha, ndërkaq rektori i tanishëm profesori Qerim Qerimi nuk ka aplikuar për një mandat tjetër.

Zgjedhja e rektorit bëhet nga Këshilli Drejtues me shumicë absolute dhe në rast se asnjëri kandidat nuk fiton shumicën në radhën e parë atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë. Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes përsëritet nga fillimi. Emërimi i rektori bëhet për një periudhë prej katër vitesh, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat. Mandati i rektorit të ri do të filloj me 1 tetor./Paparaci

Video nga Paradoks

“Prej gurit me kanë t’dalin lot”: Daut Haradinaj flet për familjet e dëshmorëve, tregon raste të veçanta – “S’i dahna kontributeve humanitare”

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci