Të fundit

Çka ndodhi mes Vehbi Kajtazit e Adem Grabovcit pas zbulimit të aferës PRONTO? Grabovci: M’ka shkaktu problem serioz, kom pas problem me mbrojtë

Adem Grabovci, mbajtës i shumë posteve qeveritare në Kosovën e pasluftës, një ndër themeluesit e UÇK-së e poashtu një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës është i ftuari i fundit në emisionin Santé me Miranda Shala.

Grabovci, në këtë emision foli për shumë gjëra e ndër të tjera edhe për gazetarin Vehbi Kajtazin, për atë se çfarë ndodhi mes Grabovcit e Kajtazit pas publikimit të aferës Pronto.

Grabovci tha se Kajtazi ia ka shkaktuar një problem shumë serioz, ndërsa tha se iu është dashur që ti lus familjarët e tij që mos ti ndodh diqka e keqe Kajtazit.

“Vehbi Kajtazin nuk e kam njoft ma herët asnjëherë, nuk e kam dit, e kam bashkëvendas, megjithatë një problem shumë serioz ma ka shkaktu Vehbi Kajtazi, se me dashamirtë e mi edhe me kusheri të mitë të afërt, shumë të afërt që më dojnë më respektojnë edhe jam shumë falenderues që të gjithëve, kam pas problem për me mbrojtë Vehbi Kajtazin, mos mi ndodh diqka e keqe, dhe kam një rast un jam detyru shumë në orët e vona të natës me shku në një rreth mi lut mos me ba asnjë veprim kundër Vehbi Kajtazit, çdoi veprim kundër tij është kundër meje ai e bën punën  e vet un jam i sigurt që jam në të drejtën time dhe kaq ka përfundu”, tha Grabovci.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci