Një djalë 12-vjeçar në Skenderaj e ka dorëzuar në stacionin policor një kuletë me para dhe dokumente, të cilën e gjeti në rrugë.
B.A., është shembull i mirë i qytetarit, tha Policia e Kosovës në një njoftim të mërkurën
“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj”, tha Policia.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro.
“Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, tha Policia.
