Të fundit

Ca zakone të këqija që çuditërisht tregojnë se jeni goxha inteligjentë

Hani thonjtë

Ky përfundim është arritur pas një studim në 1.000 fëmijë të moshës 5-vjeçare. Kur fëmijët ishin 5, 7, 8 dhe 11 vjeç, studiuesit pyetën prindërit e tyre nëse hanin thonjtë, thithnin gishtin e madh apo nuk kishin vese të këtij lloji. Kur fëmijët u bënë 13 dhe 32 vjeç, studiuesit kryen teste alergjie dhe grupi i fëmijëve që hanin thonjtë ishin më pak të predispozuar të zhvillonin alergji. Megjithatë kjo s’do të thotë të promovoni ngrënien e thonjve. Dëmton lëkurën rreth thonjve duke e ekspozuar ndaj infeksioneve dhe dëmton dhëmbët.

I shmangeni detyrave

Ju nuk jeni përtacë, thjesht po prisni për momentin e duhur. Shmangia e detyrave ju ndihmon të rrisni kreativitetin dhe t’i jepni vetes kohë për të zhvilluar idetë tuaja.

Jeni gjithmonë me vonesë

Të qenit gjithnjë me vonesë mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja personale dhe profesionale, duke ju bërë të dukeni të çorganizuar ose në rastin më të keq, të pasjellshëm. Shumë njerëz që janë gjithnjë me vonesë, janë optimistë dhe jo realistë dhe kjo ndikon tek perceptimi i tyre për jetën. Ata besojnë vërtet se mund të bëjnë vrap, të marrin rrobat nga pastrimi kimik, të blejnë perime dhe të çojnë fëmijët në shkollë, të gjitha këto në një orë. Thënë ndryshe, njerëzit që vonohen shpresojnë dhe presin për më të mirën, që mund të jetë thikë me dy presa në jetën reale.

Ankoheni

Askush s’do të shoqërohet me dikë që ankohet vazhdimisht për kolegun në punë, shiun, apo shërbimin skandaloz në restorant. Por në fakt këta njerëz kanë një rezultat specifik në kokë dhe janë më të lumtur se ata që zgjedhin të heshtin. Megjithatë pa u bërë të bezdisshëm me ankesat tuaja, e mira është t’ja adresoni dikujt që ka fuqinë të ndryshojë diçka rreth tyre.

Jeni të rrëmujshëm

Nëse jeni të rremujshëm sigurisht, mbase duhet të bëni diçka për të sjellë në terezi tryezën tuaj të punës. Por nuk është diçka edhe aq e keqe, sepse kjo rrëmujë ju shtyn të kërkoni rregullin diku tjetër.

S’ju zë vendi

Nëse jeni në një takim me shefin tuaj në punë, nuk është ideja më e mirë të lëvizni vazhdimisht në karrige. Por lëvizja e këmbës apo e gishtave ndërsa qëndroni në tavolinë mudn t’ju ndihmojë të jeni të shëndetshëm. Një studim zbuloi se gratë që lëvizin vazhdimisht gjatë kohës që janë në punë, janë më pak të rrezikuara nga vdekja krahasuar me gratë që lëvizin më pak.

Thashethemet

Ky nuk duhet të jetë justifikim që ju të filloni të bëni thashetheme për modelin e ri të flokëve të shoqes tuaj. Por sipas studimeve, nëse bëni thashetheme për të ndihmuar dikë tjetër, kjo ju bën të ndiheni më mirë. Ky quhet thashethemi pro-social.

Ëndërroni me sy hapur

Nëse kaloni disa minuta duke menduar jashtë realitetit tuaj, bëheni më kreativë dhe produktivë. Nëse p.sh gjatë kohës që qëndroni në punë shkëputeni rreth 12 minuta për të ëndërruar me sy hapur, do riktheheni të punoni më të zellshëm se në fillim.

Belbëzoni

Mund të duket hmm… pak jo profesionale të përdorni uh shtojca të tilla në çdo fjali, por studimet tregojnë se përdorimi i fjalëve si ‘hmm’ ‘ah’ ‘mmm’ i ndihmon dëgjuesit të kuptojnë dhe të mbajën mend atë që po thoshit.

Video nga Paradoks

Bajrami për tenderët njëburimorë: Hajni, nuk di si ta quaj ndryshe

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci