Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në emisionin “Paradoks” me Vehbi Kajtazin është pyetur se si mund ta durojë Albin Kurtin si kryeministër dhe “në tentativë për diktator”.
Peci ka thënë se këtë vlerësim e ka dëgjuar shpesh në media, por nga përvoja e tij personale me Kurtin ka dhenë tjetër përgjigje. Ai ka thënë se qëkur është ministër, Kurti nuk i ka ndërhyrë asnjëherë në punë.
Sipas tij, ka pasur anëtarë të tjerë të Vetëvendosjes që kanë bërë përpjekje për t’i ndërhyrë në punë.
“Unë e dëgjoj këtë vlerësim vetëm në media. Asnjë ndërhyrje të vetme prejse jam ministër. Asnjë ndërhyrje të vetme nuk e kam pasur nga kryeministri Kurti. Asnjë rast i vetëm i ndërhyrjes nga kryeministri nuk e kam pasur. Ka pasur akterë tëtjerë nga nivele të ndryshme të Vetëvendosjes që ka pasur përpjekje për të ndërhyrë në punën time dhe të Guxo, dhe kanë tentuar që të kenë shtrirje të ndikimit në punën time”, ka thënë Peci.
“Në aspektin hierarkik i vetmi që mund të ndërhyjë kryeministri dhe këtë mundësi të ndërhyrjes, asnjëherë Kurti nuk e ka ushtruar ndaj ministrit të Bujqësisë”, ka thënë ai.
