PSG ka arritur të mposhtë RB Leipizigun me rezultat 3-2 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi me mundësi shënimi për të dyja ekipet mirëpo asnjëra nga rastet nuk rezultoi me gol.
Goli i parë u shënua nga Kylian Mbappe pas një asistimi nga Julian Draxler për ta dërguar rezultatin në shifrat 1-0.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 28-të, ku asistimit të Angelinos iu përgjigj më së miri Andre Silva për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll e barabartë me rezultat 1-1.
Gjermanët ishin të parët që shënuan në pjesën e dytë duke marrë kështu epërsinë për rezultatin 1-2 pas golit të Nordi Mukiele.
Lionel Messi ishte ai që barazoi shifrat 2-2 pas asistimit të sulmuesit francez Mbappe.
Messi u tregua i saktë edhe nga pika e bardhë, duke shënuar golin që çoi në epërsi francezët me rezultat 3-2.
Fatin e “La pulgas” nuk e kishte edhe Mbappe pasi që dështoi të shënonte nga 11 metërshi.
PSG është lidere e grupit me 7 pikë kurse RB Leipzig nuk kanë arritur ende të marin asnjë pikë. /Paparaci.live