Të fundit

“Geasy” rikthehet me një bashkëpunim

Bashkëpunimet mes artistëve shqiptarë janë mjaft të shpeshta, e që kanë pasur edhe suksese.

Një projekt të tillë e kanë realizuar edhe tre artistët e njohur Xhensila Myrtezaj, Majk dhe Ghetto Geasy të cilët janë bashkuar dhe sonte do të sjellin këngën më të re.

Përmes një postimi në Instagram, ata kanë paralajmëruar këngën e re duke publikuar edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi.

Kënga titullohet “Mëkati jem” dhe pritet të publikohet të mërkurën në ora 18:00.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i Xhensilës me Ghetto Geasy dhe Majk, ndërsa këta të fundit njihen për hitet e shumta që kanë sjellë së bashku.

Gjithashtu, Xhensila njihet për bashkëpunime tjera të suksesshme me disa prej emrave më të njohur vendor, e njëra prej tyre është kënga e saj e fundit “Prit pak”e cila  erdhi në duet me reperin tjetër nga Kosova, Lumi B. /Paparaci

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci