fbpx

Të fundit

Ja cila është rutina e përditshme e miliarderit Jeff Bezos

Jeff Bezos mban përgjegjësi për shumë gjëra. Ai është CEO i Amazon, themelues i Blue Origin dhe pronar i The Washington Post.

Pavarësisht kësaj, ditët e tij nuk janë të nxituara. Bezos i duhet kohë për të pushuar, rimbushur dhe marrë vendime me kujdes, i ka thënë ai auditorit në Klubin Ekonomik të Washingtonit.

Por, si duket një ditë tipike për Bezos? Ai zgjohet herët. “Unë shkoj në shtrat herët, zgjohem herët”, tha Bezos.

Ai luan golf dhe konsumon mëngjesin me familjen e tij.

Sapo zgjohet, Bezos i kushton pak kohë vetes: “Më pëlqen të luaj golf në mëngjes”, tha ai. “Më pëlqen të lexoj gazetë, më pëlqen të pi kafe, më pëlqen të ha mëngjes me fëmijët e mi para se të shkojnë në shkollë”, ka thënë Bezos.

Gjithashtu, ai shpesh mban përgjegjësi për larjen e enëve.

Bezos mund të merret me diçka: Gatimi ose pastrimi, mund të jetë e dobishme për krijimtarinë, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, Santa Barbara.

Kur Bezos shkon në punë, i kushton të gjithë fokusin kompanisë Amazon: “Unë e caktoj takimin e parë në ora 10 të mëngjesit”, shpjegon ai.

Takimet e para të ditës janë ato që kërkojnë më shumë energji.

“Më pëlqen të bëj takimet e rëndësishme para drekës, nëse diçka do të jetë vërtetë e rëndësishme, është një takim që duhet bërë në orën 10:00 të mëngjesit”, thotë ai.

Në fund të ditës, Bezos përpiqet të shmangë çështjet e punës. “Pas orës pesë pasdite, unë i them vetes: ‘Nuk mund të mendoj për punë më sot, le ta provojmë përsëri nesër në orën 10:00 të mëngjesit’”, thotë Bezos me shaka.

Ai gjithmonë sigurohet që të fle mjaftueshëm.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci