Të fundit

Gërvalla thotë se takimet e Kurtit në diasporë nuk janë fushatë: Ajo nis në janar, atëherë do të kemi fjalë tjera

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është treguar e ashpër me opozitën.

“Okej vec mos bërtisni, qetësohuni pak se nuk është mirë për shëndetin, pini nga pak ujë dhe mos bërtitni kaq shumë. Mos bërtit se nuk luaj nga vendi”, tha ajo.

Ajo shtoi se i njeh mirë opozitën dhe se i kanë “mbushur ambasadat me jarana me shokë, me familjarë, me motra e vëllezër”.

Ajo tha se opozita “çuditet shumë qysh mundet kryeministri me u cu vullnetarisht me ardhë edhe me e taku mërgatën”.

“Qysh ky njeri nuk frikësohet me ardhë me taku vullnetarisht mërgatë, flet me ta i përgjigjet pyetjeve të tyre, i dëgjon kritikat e tyre”, tha ajo.

Sipas Gërvallës, takimet në diasporë nuk janë fushatë.

Ajo tha se fushata nis në janar dhe atëherë “do të kenë fjalë të tjera”

“Janë live tubimet që i kemi mbajt, nuk ka as në ton as në përmbajtje asnjë gjë të fushatës. Fushata vjen në janar edhe po, jo vetëm në Kosovë por do të shihemi edhe në diasporë, do të shihemi në fushatë ama atëherë do t’i kemi do fjalë të tjera”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Audio-incizimi: Gërvalla premton që do t’i sjellë para bordit dy agjentët e AKI-së

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci