Pas kërcënimit ndaj gazetarit Berat Buzhala, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me vrasje është kërcënuar edhe analisti Ilir Mirena.
Mirena ka publikuar në rrjete sociale një koment nga një person me emrin Visar Kabashi.
I njëjti jeton në Belgjikë, Bruksel, bazuar në të dhënat e tij në profilin në rrjetin social Facebook.
“Kane nis me u ba nervoz militantat. Rune kete nervoz edhe kur t’ju therrasin n’polici e gjykate. Mos u ligavnu aty…”, ka thënë ai.
