Të fundit

Përse të paguajmë për konsum të përbashkët?

Konsumi i përbashkët i energjisë termike paraqet sasinë e energjisë termike të pamatur nga matësit individual të nxehtësisë, por përfshihet në faturë sipas metodologjisë së ZRRE-së.

Shpërndarja e konsumit të përbashkët llogaritet dhe faturohet bazuar në pjesëmarrjen e sipërfaqes ngrohëse të njësisë të banimit gjegjësisht të lokalit afarist ndaj totalit të sipërfaqes së ndërtesës kolektive. Kjo vlerë e aprovuar nga ZRRE përbën 20% të konsumit të energjisë termike në ndërtesë kolektive.

Konsumi i përbashkët ju faturohet të gjitha njësive banesore me matës dhe pa matës, ndërsa vlera ndryshon çdo muaj, varësisht nga konsumi total i energjisë termike.

Si mund të ulet konsumi i përbashkët i energjisë termike?

Me termoizolimin e gypave të rrjetit sekondar;

Me montimin me mbylljes automatike të derës kryesore të hyrjes së ndërtesës kolektive;

Me xhamëzimin e gjitha dritareve të koridoreve të ndërtesës kolektive, etj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci