Të fundit

Petrol Company vizitë në SOS fshatrat

Petrol Company, një nga liderët në industrinë e derivateve, ka vazhduar traditën e saj të bukur dhe të rëndësishme për shpërndarjen e dhuratave në SOS fshatrat. Sot, kompania bëri një vizitë emocionuese dhe mbështetëse për fëmijët, duke shpërndarë dhurata të veçanta, një akt që ka krijuar një atmosferë festive dhe të ngrohtë, ka sjellë shumë buzëqeshje , dhe ka bërë fëmijët të ndjejnë festë dhe dashuri.

Kjo nismë, që tashmë ka evoluar në një traditë  për Petrol Company, u realizua nën drejtimin e Z. Shkelzen Jusaj, CEO i kompanisë, i cili e konsideron si një mundësi të veçantë për të dhuruar gëzim dhe për të treguar përkushtimin e kompanisë ndaj zhvillimit të komunitetit.

Pakot janë shpërndarë nga përfaqësues të kompanisë, të cilët edhe shkëmbyen disa biseda  me fëmijët. Kjo ka krijuar një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, e cila ka kontribuar në forcimin e lidhjeve mes komunitetit dhe kompanisë.

Ky është një kujtim i bukur i periudhës festive, që na mëson se me një gjest të vogël mund të dhurojmë shumë emocione të bukura tek tjetri.

Ahhh fundviti, kjo pjesë e magjishme e vitit!

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci