Të fundit

Raporti i Kongresit brazilian: Presidenti të akuzohet për krime kundër njerëzimit

Presidenti brazilian, Jair Bolsonare, duhet të akuzohet për një sërë krimesh lidhur me mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e Covid-19 në vend.

Kështu thuhet në një draft-raport të rëndësishëm të Kongresit Brazilian, i cili është rezultat i 6 muajve hetime, e që nxori në pah skandale e korrupsion në qeveri. Bolsonaro është vënë nën shënjestër për dështimin në kontrollin e virusit që u ka marrë jetën më shumë se 600 mijë brazilianëve.

Pjesë të raportit prej 1200 faqesh që janë publikuar nga mediat ndërkombëtare tregojnë se paneli i hetuesve kërkon që presidenti të përballet me 9 akuza, ndër të cilat për krime kundër njerëzimit, falsifikim dokumentesh dhe nxitje të krimit.

Sipas hetuesve, presidenti lejoi qëllimisht që Covid-19 të vriste qindra-mijëra njerëz për të shpëtuar ekonominë. Draft-raporti duhet të votohet nga komisioni në Senat, ku mund të kundërshtohet ose mund t’i nënshtrohet ndryshimeve dhe nuk ka garanci se do të çojë në ngritjen e akuzave kriminale.

Bolsonaro e ka minimizuar vazhdimisht pandeminë dhe një ditë pasi vendi shënoi një rekord tragjik vdekjesh në muajin në mars u tha qytetarëve të mos ankoheshin më për covidin.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci